Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke mbështetur kështu zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
Kështu ka deklaruar Johannes Hahn, eurokomisioner për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në intervistën e tij për gazetën gjermane “Die welt”, Hahn ka thënë se rekomandimi sipas të gjitha gjasave do të vijë në verë, pasi që besohet se të dy shtetet e lartëpërmendura kanë arritur përparim të dukshëm në reforma, prandaj edhe kanë arritur në hapin e fillimit të bisedimeve.
Kështu, Maqedonia dhe Shqipëria do t’u bashkohen Malit të Zi dhe Serbisë që tashmë i kanë filluar bisedimet, që në vitin 2012 dhe 2014, dhe mund të bëhen anëtare të BE-së në vitin 2025./Telegrafi/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...