Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, i kërkoi autoriteteve serbe të mërkurën të paraqesin rregullisht përditësime mbi progresin në arrestimin e zyrtarëve të Partisë Radikale Serbe, Vjerica Radeta, Petar Jojiç dhe Jovo Ostojiç.
Radeta, Jojiç dhe Ostojiç akuzohen se kanë kërcënuar dy dëshmitarë të mbrojtur në gjyqin për krime lufte të liderit të tyre Vojisllav Sheshel. Ata akuzohen gjithashtu për shantazh të dëshmitarëve të mbrojtur dhe se u kanë ofruar atyre ryshfet prej 500 eurosh, që të mos dëshmojnë në gjyqin e Sheshelit për krime të dyshuara lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi.
ICTY-ja e urdhëroi Beogradin “të paraqesë raporte mujore duke theksuar përpjekjet e tij për vënien në zbatim të urdhër-arresteve dhe se raporti i parë duhet të dorëzohet më 1 shkurt 2016”.
Aktakuzat për mosbindje ndaj tri zyrtarëve të Partisë Radikalë Serbe u ngritën në mënyrë konfidenciale më 5 dhjetor 2014, ndërsa urdhrat për arrestimin e tyre u nxorën në mënyrë sekrete më 19 janar 2015. Versionet e redaktuar u bënë publike vetëm në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Edhe pse gjykata e mbështetur nga OKB-ja i ka kërkuar atij të rikthehet në burgun e Hagës, autoritetet serbe nuk e arrestuan atë, duke cituar si arsye gjendjen e tij të dobët shëndetësore.
Që kur u kthye në Beograd vitin e kaluar, Shesheli ka udhëhequr protesta nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash të ashpra që kanë zemëruar viktimat e luftës.
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...