Grupi i përzier i udhëhequr nga ministri i Diasporës, Edmond Ademi, sot kishte takime me komunat e Ohrit dhe të Strugës për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit.
Në takim me kryetarët e komunave, Konstatin Georgievski dhe Ramiz Merko u shqyrtuan versionet punuese në planin e menaxhimit me trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe vlerësimi i mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit u diskutua për zonat kritike si dhe për harmonizimin e planit dhe miratimin e këtij plani.
Nga ana e ekspertëve të jashtëm, që po përpunojnë vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor, u bë porosi që qëllimet e planit të fokusohen drejt urbanizimit të kontrolluar, përforcimit të kapaciteteve drejtuese të institucioneve kompetente, mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ngritja e ndërgjegjes dhe edukimi si dhe rritja e funksionalitetit ekologjik në bregun e Liqenit të Ohrit.
Në takimet e punës, krahas komunave, të pranishëm ishin pjesëmarrës të ministrisë së Kulturës dhe Mjedisit Jetësor, Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Muzeut i Ohrit dhe nga Parku Nacional Galiçnica.
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...