Para burgut të Shuto Orizares një numër i madh i ekipeve tashmë disa orë presin ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili duhet të paraqitet në mbajtjen e dënimin me burg për rastin “Tanku”.
Sot pasdite, Këshilli Penal ia vërtetoi Gruevskit vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për dënim me burg. Vendimi është konfirmuar dhe dërguar palëve, ndërsa po i njëjti vendim hyn në fuqi pasi që palët ta marrin në dorë.
Në opinion nuk ka informacione nëse gjykata sot ia ka dorëzuar vendimin Gruevskit, ose nëse e ka pranuar, edhe se disa pjesë të mediave spekulojnë se shërbimi gjyqësor dy herë është përpjekur ta gjejë Gruevskin, por ai nuk ka qenë në shtëpi. Është vështirë të pritet se ai sonte do të paraqitet në burg. Pritjet janë se do të pritet deri të hënë, kur ai duhet të paraqitet në seancë për rastin “Titanik” që t’i jepet vendimi për mbajtjen e dënimit me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej shpalljes së vendimit për burgosje nga Gjykata Penale, Gruevski ka shfrytëzuar të gjitha procedurat ligjore për ta shtyrë vuajtjen e dënimit, por të njëjtën nuk arriti ta bëj.
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona