Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk u paraqitë as edhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, ku sot debatohet për propozim amendamentin e tretë në fazën e dytë të procesit për ndryshimet kushtetuese.
Ai deri sot në mëngjes nuk u paraqitë as në burgun e “Shuto Orizares” ku duhet ta shlyej dënimin me burg prej dy vjetësh për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e mercedesit luksoz prej afro 600.000 euro.
Më herët Gruevski ka kërkuar që të anulohet dënimi me burg, ndërsa shkak për këtë jozyrtarisht ka përmendur obligimet parlamentare në seancat për ndryshimet kushtetuese.
Këshilli Penal dje e konfirmoi vendimin e gjykatësit për mbajtjen e dënimit me burg./Telegrafi/
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona