Me zgjedhjet më 11 dhjetor do të tregojmë se këtu jeton popull krenar dhe me dinjitet i cili me këtë gjeneratë do ta fitojë të gjithë atë që i bëhet Maqedonisë, porositi sonte në mitingun e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në Strumicë, kryetari i VMRODPMNEsë dhe bartës në njësinë e katërt zgjedhore Nikolla Gruevski.
Me 63 deputetë për koalicionin e kryesuar nga VMRODPMNE, potencoi Gruevski, do t’i jepet fund krizës dhe planit për skenare të errëta për shtetin. Ai theksoi se beson në vlerësimin, mençurinë, guximin dhe forcën e popullit, i cili do të kundërshtonte në planet, siç tha për ridefiniin e Maqedonisë.
Më 11 dhjetor, theksoi Gruevski, do të zgjidhet mes opsionit i cili ka krijuar kriza dhe atij i cili ka qenë i përkushtuar në përparim të shtetit. Secili duhet të pyetet vetë cili më mirë do të përballet me sfidart ekonomike, kush ka kuadër më të mirë dhe program më të mirë, kush do të hapë vende të reja pune, kush do të jetë me dinjitet para shantazheve, kush do t’i mbrojë interesat shtetërore më mirë, nënvizoi Gruevski.
Në mitingun në Strumicë u prezantuan kandidatët për deputetë nga njësia e katërt zgjedhore, ndërsa fjalime patën edhe një pjesë e partnerëve të koalicionit.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump