Kryeministri e Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një intervistë për të përditshmen prestigjioze austriake “Die Presse”, ka theksuar se në Maqedoni nuk ka vend dhe potencial për konflikt etnik.
“Në Maqedoni, nuk ka potencial për konflikt etnik. Shqiptarët janë të integruar plotësisht, madje edhe si pjesë e Qeverisë. Në incidentet në Kumanovë nuk kishte konflikte ndëretnike, atje ishte një betejë 30 orë në mes të forcave maqedonase të sigurisë dhe terroristëve të cilët erdhën nga vendi ynë fqinj i Kosovës”, tha Gruevski.
Kujtojmë se në një konflikt të armatosur të para një muaji në Kumanovë, mbeten të vrarë 11 persona dhe arrestuan me dhjetëra kosovarë.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...