Sot, me rastin e 5 Majit – Ditës së dëshmorëve, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar me ministra dhe zëvendësministra nga kabineti qeveritarë ka vendosur kurora me lule tek varezat e dëshmorëve në Haraçinë.
Njëkohësisht, Grubi me bashkëpunëtorë në shenjë respekti ka vendosur kurora me lule edhe tek Shqiponja dy krenare – përmendorja e UÇK-së në Çair.
Me këtë rast, janë përkujtuar me nderim ata që në emër të lirisë dhe të atdhedashurisë kanë dhënë jetën e tyre për t’u bërë pjesë e pavdekshmërisë dhe nderit të atdheut.
Përjetësisht përulje për të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka që ne të gëzojmë lirinë, Lavdi./arbresh.info/

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...
Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial pë...
Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto