Deputeti i BDI-së, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Artan Grubi deklaroi të martën se pikat e deklaratës shqiptare në asnjë mënyrë nuk parashohin federalizimin ose kantonizimin e Maqedonisë.
Ai këto komente i bëri në vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë.
Sipas tij, deklarata politike e partive politike parlamentare shqiptare është bërë në Shkup dhe jo në Tiranë, dhe se programi i këtyre partive shprehet për një Maqedoni evropiane të të gjithë qytetarëve të saj.
“BDI nuk është për kantonizimin, as për ndarjen e shtetit”, theksoi Grubi, duke përkujtuar se debatin për simbolet shtetërore e kanë hapur partitë maqedonase për herë të parë në vitin 2014, së pari në qeveri dhe më pas edhe në Parlament.
Grubi në këtë mënyrë iu përgjigj akuzave të deputetëve të VMRO DPMNE, e cila në tetë vjetët e fundit ishte në qeveri me BDI-në.
BDI e Ali Ahmetit është pjesë e shumicës së sapoformuar parlamentare, të drejtuar nga LSDM e Zoran Zaev. Sipas Artan Grubit, qeveria e re do të kthejë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet me shtetet tjera.
Seanca e Kuvendit ishte ndërprerë më 30 dhjetor, menjëherë pas verifikimit të mandatit të deputetëve, për shkak të mos ekzistimit të shumicës parlamentare, e cila do të jepte kryetarin. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në shkurt me partitë shqiptare BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, formoi shumicën parlamentare dhe pret që pas konstituimit të Kuvendit, megjithatë, nga presidenti i shtetit, George Ivanov të marrë mandatin që të formojë qeverinë.
Ivanov ka refuzuar t’i ndajë mandatin Zaevit, pasi konsideron se ai me partnerët e tij me të cilët ka krijuar shumicën, po punon kundër interesave të Maqedonisë.
Ivanov akuzon Zaev se po përgatit ridefinimin e Maqedonisë në dobi të shqiptarëve, gjë të cilën kreu i LSDM-së e ka hedhur poshtë me paraqitjen e programit të qeverisë së ardhshme.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës