Zv. kryeministri i RMV-së Artan Grubi sot realizoi një takim online me zv. kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq të cilët biseduan për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.
Mali i Zi është një shtet mik dhe partner i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e vendit tonë me Malin e Zi janë ndërtuar përmes dialogut dhe bashkëpunimit të mirë.
Për këto dhe tema tjera aktuale bisedova sot gjatë një takimi online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast e urova Abazoviqin për postin e zv. kryeministrit por edhe për realizimin e suksesshëm të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi.
Gjatë këtij takimi unë dhe Abazoviq u pajtuam se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, miqësia me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian janë vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe në veçanti për paqen dhe stabilitetin./telegrafi
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...