Pesë persona kanë vdekur nga gripi gjatë javës së kaluar në Malin e Zi, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.
Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë dyvjeçar.
Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal, thuhet në deklaratë.
Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, që është dy herë më shumë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet”, thuhet në deklaratë.
Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, rreth 60 për qind, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje, raporton agjencia Beta./rel
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt