Greqi: Shkrumbohet autobusi i linjës Volos-Tiranë

22:23 | 6 Shkurt 2016
Arbresh.info

Autobusi i një kompanie greke të linjës Volos-Tiranë është djegur tërësisht pasditen e sotme.

Automjeti është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa.-raporton shekulli. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e dinamove. Për shuarjen e flakëve u angazhuan katër makina zjarrfikëse.

Fatmirësisht asnjëri prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime dhe ata kanë mbërritur në destinacionin e parashikuar përmes autobusëve të firmave të tjera.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë ata sipas ligjeve në fuqi.

Shpërndaje në rrjete sociale