Iniciativa e grave nga Shuto Orizarja me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve, 8 Prilli, dje përkujtuan se romët nga Shuto Orizarja edhe sivjet ende përballen me pengesa serioze në qasjen deri tek shërbimet themelore shëndetësore për shëndet riprodhues, që konfirmohet edhe me të dhënat shqetësuese për numrin e shtatzënive minorene romeve, raporton koha.mk.
“Hulumtimi në terren që e kemi zbatuar në vitin 2017 na treguan se madje 20 për qind e romeve shtatzëna nga Shuto Orizarja – ose çdo e pesta shtatzëne rome, janë minorene. Shtatzënia e hershme dhe prindërimi ndikojnë seriozisht ndaj konkurrencës së tregut të punës dhe kontribuojnë ndaj ndërprerjes së shkollimit të mëtutjeshëm, me çka krijohet varësia ekonomike dhe varfëria”, theksohet në Iniciativën e grave nga Shuto Orizarja, me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve, 8 Prilli.
Hulumtimi i njëjtë tregon se madje 82 për qind e romëve nga Shuto Orizarja e kanë paguar kontrollin tek gjinekologu amë edhe pse sipas rregullave, nga sfera e mbrojtjes shëndetësore, ky shërbim iu takon falas. Shtojnë se praktika e tillë në ordinancat e gjinekologëve amë i pengon gratë që rregullisht ta ndjekin shtatzëninë dhe me këtë drejtpërdrejtë rrezikohet shëndeti dhe jeta e tyre.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë