Pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duan që modelin e tanishëm zgjedhor duhet ta ndërrojme në një njësi zgjedhore.
Sipas hulumtimit të mendimit publik që është bërë nga ‘Detektor’ dhe zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, 48.4% e qytetarëve të anketuar thonë se modeli zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore duhet të ndërrohet me model të ri ku do të ketë vetëm një njësi zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kundër modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore janë deklaruar 19.6% ndërsa 32% e qytetarëve të anketuar janë janë përgjigjur ‘Nuk e di’.
Gjithashtu qytetarët janë anketuar edhe për pyetje tjera siç është e drejta e votimit jashtë Maqedonisë, apo e drejta e votës e mërgimtarëve. Sipas hulumtimit, 52% e qytetarëve duhet të votojnë ndërsa 33.4% kundërshtojnë votimin jashtë Maqedonisë.
Hulumtimi i Institutit për Hulumtime Politike Shkup është zbatuar nga katër deri shtatë tetori i këtij viti me 1.106 të anketuar./Telegrafi/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...