Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë konsideron se nuk mundet që të krijojë situatë të re juridike, nëse këtë gjë nuk e ka bërë ligjvënësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kushtetuesja vlerëson përmbajtjen e dispozitave, e jo atë që nuk e përfshinë edhe pse, sipas tyre, nuk është kontestuese që ka zbrazëtirë juridike, sepse nuk parashihet mekanizëm se çfarë duhet bërë kur zgjedhjet lokale nuk mund të mbahen në afatin ligjor, kurse shtyrjen mund ta bëjë vetëm ligjvënësi.
Prandaj, në seancë u vendos që të mos inicohet asnjë procedurë për dy nismat që kontestojnë Nenin 35 të Ligjit të vetëqeverisjes lokale, si edhe Nenin 16, paragrafi 1 të Ligjit për zgjedhje, që ka të bëjë me afatin e mbajtjes së zgjedhjeve.
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...