Ministria e Pushtetit Lokal informon se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën dhe ka konfirmuar se deklarata solemne në seancat konstitutive, anëtarët e këshillave të komunave i japin dhe i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit.
“Me hedhjen poshtë të nismës, Gjykata Kushtetuese e konfirmoi mendimi e Ministrisë së Pushtetit Lokal të dërguar deri te komunat se deklaratat solemne të seancës konstitutive, anëtarët e këshillave të komunave i japin dhe i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit. Me këtë edhe formalisht konfirmohet se refuzimi i disa anëtarëve të këshillave komunale deklaratat solemne t’i japin dhe t’i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të ligjit për pushtet”, thonë nga Ministria e Pushtetit Lokal.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut me aktvendim e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për vetëqeverisje lokale që i referohen emrit të shtetit, me të cilat zyrtarisht konfirmohet se përkundër Ligjit për vetëqeverisje lokale “Republika e Maqedonisë” nënkupton vetëqeverisje, sepse Ligji është miratuar në vitin 2002, në përputhje me nenin 2 paragrafi 1 të Ligjit kushtetues për zbatimin e ndryshimeve të Kushtetutës, me rastin e zbatimit të rregulloreve dhe akteve të tjera të organeve shtetërore përdoret emri kushtetues i shtetit.
Iniciativa është dorëzuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pjesëve të Ligjit për vetëqeverisje lokale ku figurojnë fjalët “Republika e Maqedonisë”, informojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...