Gjykata e Lartë e konfirmoi dënimin me burg të biznesmenit Sead Koçan prej katër vjet e tetë muaj. Gjykata e Lartë informoi sot se ata kishin marrë një vendim, për të mos shqyrtuar në mënyrë të jashtëzakonshme vendimin kundër tij, dhe e konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët.
Pronari i kompanisë Transmet u dënua nga Gjykata Penale në rastin Trust me gjashtë vjet burg, por Apeli ia uli dënimin.
Koçan u burgos, sepse ai mori një tender nga ELEM-i, me dokumente false, në vlerë prej 17 milion eurove.
Përveç tij, edhe Vasilije Aviroviq, djali i ish-deputetes Vladanka Aviroviq, e cila votoi për ndryshimet kushtetuese, u dënua gjithashtu me tre vjet burg, por Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin e tij me burg, në një dënim me kusht./Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026