Gjykatësit e Gjykatës së Lartë të mërkurën do të mbajnë mbledhje ku do të marrin qëndrim nëse procedurat aktuale për shkarkimin e gjykatësve, duke përfshirë edhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë, duhet të vlejë ligji i vjetër që ka masa më të ashpra, apo të riun.
Këtë propozim, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë, Jovo Vengallovski tashmë e ka vendosur në rend dite para kolegëve të tyre javën e kaluar, por nuk kishte kuorum, përcjell Telegrafi Maqedoni
Dilema kryesore është nëse gjykatësit e Gjykatës së Lartë mund të vendosin, duke marrë parasysh se gjysma e tyre tashmë kanë procedura pranë Këshillit Gjyqësor.
Për momentin procedurë për shkarkim ka për 9 nga 18 gjykatës edhe atë tre gjykatës në krye me Vangellovskin për paraburgimin e Sead Koçan, më pastaj katër të propozuar për shkarkim për arratisjen e ish agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, dhe dy gjykatës të tjerë ku Vangellovski nga ngritur nismë./Telegrafi/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...