Milo Gjukanoviq theksoi se Mali i Zi nuk ka mbijetesë nëse nuk ndërtohet si shtet civil.
Kështu tha kryetari i DPS-së dhe presidenti malazez, Gjukanoviq gjatë një takimi me strukturat e partisë në Rozhajë, të cilin qytet e mori si shembull për multi-nacionalitetin.
“Ne jemi shumë të bindur se Mali i Zi me strukturën dhe historinë e tij është i destinuar të jetë një shtet civil, ndryshe nuk do të mbijetojë”, tha Gjukanoviq, raporton rtcg.
Ai tha se në këto tridhjetë vjet, nuk ka pasur kurrë një ofensivë më të ashpër sesa sivjet kundër Malit të Zi të pavarur, karakterit të tij qytetar, demokracisë multietnike dhe rrugës evropiane.
Ndryshe, Gjukanoviq është duke u përpjekur që me një grup të deputetëve të ngrit një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga politikani pro-serb, Zdravko Krivokapiq, i cili e kishte rrëzuar nga pushteti DPS-in. /telegrafi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...