Ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, është dënuar sërish me nëntë vjet burg në rastin “Treqind”.
Në seancën e sotme në të cilën u lexua aktgjykimi, Gjoko Popovski sërish u shpall fajtor për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Në muajin maj të vitit të kaluar për këtë rast, Popovski u dënua po ashtu me nëntë vjet burg, por në fund të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu për rigjykim.
Sipas gjykatëses, Dobrilla Kacarska, Popovski në kundërshtim me ligjin për shpallje publike, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 300 makinave për nevojat e MPB-së, pa mos respektuar kriteret për ofertën më të lirë, kështu që ka blerë makina nga disa kompani, pavarësisht çmimit të ofruar./Telegrafi/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati