Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditë së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 219 masa, prej të cilave 18 gjoba janë për vozitje pa leje, 10 tejkalim shpejtësie, 9 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 për kalim në të kuqe, 10 për mosregjistrim, 18 për përdorim të telefonin celularë. Po ashtu janë ndërmarrë 62 masa për parkime jo të rregullta dhe 13 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia theksojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe për periudhën e ardhshme.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguaria në komunikacion”, thuhet në fund të njoftimit të policisë./Telegrafi/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...