Në 24 orët e kaluara, 28 pacientë të rinj janë shtruar në spital në qendrat Kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 412 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fudnit, në klinikat interne janë pranuar shtatë pacientë edhe atë nga një në Klinikën e Neurologjisë, në Klinikën e Nefrologjisë, në Klinikën e Syve dhe në Klinikën e Gastroenehepatologjisë, tre në TBC dhe dy në Klinikën e Dermatologjisë.
Në 24 orët e kaluara, 35 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
Në spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 105 pacientë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 136 pacientë.
Gjithsej 412 pacientë të konfirmuar ose të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit./Telegrafi/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit