Komunikacioni rrugor në vend zhvillohet në kushte dimërore, pra nëpër rrugë me lagështi dhe me prani të dëborës.
Shoferëve u kërkohet që të përshtatin shpejtësinë e vozitjes së automjetit të tyre, të respektojnë sinjalistikën, respektivisht të kenë vëmendje të theksuar.
Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda ka në drejtimet rrugore, Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Dibër Strugë, Strugë-Qafëthanë, Kriva Pallankë-Deve Bair, si edhe në Gjavatë e Presekë, përcjell telegrafi Maqedoni.
Në mëngjes është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda në Bukovë.
Gjithashtu shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes nëpër gryka apo ngushtica mali sepse mund të ketë rrokullisje gurësh./telegrafi
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...