Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia kufitare, trupi i pajetë është pikasur në liqen dhe më pas është nxjerrë në breg nga shërbimet policore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj.
Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...