Një granatë e pashpërthyer u gjet përgjatë rrugës pranë fshatrave Dolen dhe Krushopek i Mesëm në komunën e Sarajit.
Ministria për Punë të Brendshme i njofton qytetarët veçanërisht banorët e Dolen dhe Krushopek i Mesëm, komuna e Sarajit, se në orën 16:30 do të kryhet shkatërrimi i një granate të pashpërthyer nga një minahedhës 120 milimetra.
Nga Ministria e Brendshme deklarojnë se granata është aktive dhe nuk është e mbyllur me siguresë dhe prandaj ekziston rrezik për transport dhe granata do të shkatërrohet në vend nga Njësisë për Antiterrorizëm.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në rrugën e lartpërmendur në kohën e caktuar”, thuhet në deklaratën e MPB-së./Telegrafi/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë