Gjatë kontrollit të mbrëmshëm të objekteve hotelierike në Shkup, policia ka kontrolluar mbi njëzet persona dhe te tetë prej tyre është gjetur drogë.
Nga MPB informojnë se dje zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të kundërligjshme të SPB Shkup dhe Njësiti policor për intervenim të SPB Shkup, duke vepruar sipas planit të veprimit për parandalimin e krimeve nga nenet 215 dhe 216 të Kodit Penal të RSM në qytet, në objektet hotelierike të Shkupit janë kontrolluar mbi njëzet persona.
“Pas marrjes në pyetje janë privuar nga liria: A.S (19), FA (25), N.S (31), A.A (24) të gjithë nga Shkupi, A.M (26) nga Manastiri, D.G (27) nga Kumanova dhe M.M (22) nga Gostivari si dhe një i mitur nga Shkupi për shkak se në to është gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë”, njofton policia.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse./AlsatM/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...