Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 36 pacientë të shëruar nga Covid-29 në: Shkup-19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2.
Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë (58) dhe (63) nga Prilepi të cilët ishin në respiratorë. Në spitalin “8 Shtatori kanë ndërruar jetë tre pacientë, dy nga Shkupi (75) dhe (78) dhe një paciente nga Tetova (51). Para dy ditëve ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Shkupi (71). Rezultatet e saja për coronavirus ishin pozitive.
Në 24 orët e kaluara janë realizuar 362 teste, dhe janë konfirmuar 22 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-11, Kumanovë-2, Strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotin-1, njofton telegrafi maqedoni.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuara me coronavirus në vendin tonë arrin në 1.421./telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...