Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj ministrit për Punë, Punësim e Çështje lufte dhe sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin, që i kishte cilësuar si kërcënuese disa deklarata nga Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, që kishte folur për shqiptarët në Serbi.
Gecaj e ka cilësuar ministrin serb si hipokrit, duke thënë se shqiptarët në rajon po shndërrohen në fuqi, dhe të cilët duhet respektuar.
“Nëse nuk e ka kuptuar ende, Vulin, po edhe ndokush tjetër, do ta kuptojnë herdo-kurdo se do ta kenë ardhmërinë e zymtë deri atëherë kur të pranojnë se shqiptarët në rajon nuk mund të injorohen më, por po shndërrohen në fuqi rajonale e demokratike e cila duhet medoemos respektuar dhe përfillur”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë i Gecajt në rrjetin social:
Ky hipokriti, Aleksandar Vulin, paska konkluduar se deklarata e Jonuz Musliut, se të drejtat e shqipëtarëve në Luginën e Preshevës duhet të mbrohen nga Shqipëria, na qenka e rrezikshme dhe kërcënuese. Nëse nuk e ka kuptuar ende, Vulin, po edhe ndokush tjetër, do ta kuptojnë herdo-kurdo se do ta kenë ardhmërinë e zymtë deri atëherë kur të pranojnë se shqiptarët në rajon nuk mund të injorohen më, por po shndërrohen në fuqi rajonale e demokratike e cila duhet medoemos respektuar dhe përfillur. Sa më shpejt që të kuptojnë këte, aq më mirë për ta, për ne, dhe për tërë rajonin…
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?