Udhëheqësi i turmës dhe posedim të armës, janë veprat për të cilat Prokuroria e ngarkon Igor Jug, gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
Makfaks jozyrtarisht mëson se disa deputetë, ministra dhe kandidatë të tanishëm për kryetar komunash, por edhe gazetarë, kanë dëshmuar kundër Igor Jug dhe kanë pohuar se ai në ngjarjet në Kuvend, ju ka drejtuar armën në kokë.
Funksionarë i lartë i LSDM-së, tani ministër, në Prokurorinë Themelore para prokurorit kompetent ka deklaruar se Igor Jug disa herë ia ka drejtuar armën dhe ka qenë rrezik për atë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kundër Igor Jug nuk kanë dëshmuar deputetët nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski dhe Oliver Spasovski, të cilët janë nga i njëjti qytet me Igor Jug, Kumanovë.
Për momentin këto informacione janë jozyrtare pasi hetimet e PTHP-së janë duke vazhduar, ndërsa mblidhen dëshmi për zbardhjen e plotë të incidenteve të 27 prillit në Kuvend, ku u sulmuan deputetë dhe gazetarë.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...