Mbrëmë në Klinikën për sëmundje Infektive janë kontrolluar pesë pacientë me fruth të cilët janë lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi. Njëri prej tyre është nga Studeniçani dhe një 22 vjeçar familjar i tij. Tre rastet tjera janë nga lagjja e Aerodromit, Kisella Vodës dhe Volkova.
Për momentin në Klinikë ka 30 pacientë të shtrirë me fruth, dhjetë prej të cilëve janë të rritur dhe 20 fëmijë. Pacienti më i ri është një foshnje dymuajshe ndërsa pacienti më i vjetër është një 56 vjeçar.
Në gjendje kritike për jetën ndodhet njëri nga pacientët i cili për ditë të tëra qëndron në repartin e kujdesit intensiv, ndërkaq pos tij edhe dy fëmijë të tjerë raportohet të jenë në gjendje shumë të rëndë. Që nga shpallja e epidemisë e deri më tash, gjithsej janë vaksinuar 8599 persona.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën