Fotografitë dhe postimet që do të publikohen në rrjetet sociale do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat gjyqësore në Maqedoni. Gjithë dëshmitë që do të merren në mënyrë ligjore do të mund të nxirren para gjykatës dhe mbi ta të merret vendim gjyqësor.
MPB për momentin po punon në 30 raste, ku përmes rrjeteve sociale bartësve të funksioneve shtetërore ku është rrezikuar siguria, si dhe raste të keqpërdorimit të të dhënave personale, përcjell Telegrafi Maqedoni
Para disa ditësh pikërisht përmes rrjeteve sociale u kërcënua me jetë edhe kryeministri Zoran Zaev, rast për të cilin MPB ka nisur hetime dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të kallëzojë penalisht personat përgjegjës.
Në praktikën e deritanishme në Maqedoni ka pasur raste ku fotografitë “screenshot” dhe statuset në rrjetet sociale janë përdorur si dëshmi në procedurat penale./Telegrafi/
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...