Marija Taseva, një 20-vjeçare e cila ka mbetur e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dëshmoi se në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur një rrëmujë të madhe, raportojnë mediat maqedonase.
Ajo ka treguar se si të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin, ndërsa nuk di gjë për motrën e tij, e cila ishte me të. Tha se s’po mund ta gjejnë as në spital.
“Të gjithë nisën të vraponin jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë apo jo, përfundimisht në Shkup”, tha ajo,
“Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht isha në tokë me fytyrë”, tha Taseva.
Babai i saj tha se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...