Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, europarlamentari Knut Fleckenstein është shprehur i kënaqur që Komisioni Evropian (KE) dha një udhëzim të qartë për bisedime me Maqedoninë.
Sipas tij, sinjale të njëjta do të jepen edhe nga Parlamenti Evropian, duke shtuar se procesi Jean Monnet do të vazhdojë më 17 maj, në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fleckenstein thotë se teoritikisht është e mundshme që Greqia të bllokojë vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, por qeveritë e të dy vendeve bëjnë çmos që të arrihet zgjidhja e çështjes së emrit.
Eurodeputeti gjerman konsideron se nuk ka lodhje të Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit të saj. /Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A