Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat akredituara të Dimitris Janakakis, ambasador i Greqisë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja e Prespës jep mundësi të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve dhe më vjen mirë që e kemi filluar dhe jemi duke e vazhduar këtë proces” tha Pendarovski pas pranimit të letrave akredituese nga ambasadori i ri.
“Marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave vendosen në mes dy vendeve, disa muaj pas marrëveshjes së famshme të Prespës, që shtron rrugën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjithë fushat e mundshme për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike që i ngjajnë dy shteteve me vlera euro-atlantike” shtoi Pendarovski
“Marrëdhënia mes dy shteteve është në interes të dy shteteve që të vendosin marrëdhënie diplomatike stabile për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe dy vendeve në veçanti” tha mes tjerash Janakakis.
Ndërkohë ky është ambasadori i parë, historik. Marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave vendosen në mes dy vendeve, disa muaj pas marrëveshjes së famshme të Prespës, që shtron rrugën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës