Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Mati Antonen sot në një takim me kryeministrin Zoran Zaev shprehu mbështetje për procesin e reformave në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Antonen, përfundimi i reformave në fazën në pritje të fillimit të negociatave para anëtarësimit me BE është një lehtësim për shtetin, sepse mbyllja efektive e kapitujve të nevojshëm në proces shkurton rrugën e anëtarësimit të plotë.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Shtetit iu dëshiron sukses në procesin që po ndodhte në Kuvendin e Maqedonisë.
“Ne jemi të përqendruar përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në Kuvend, që të udhëheqim procedurën për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, si pjesë e marrëveshjes së Prespës dhe në këtë mënyrë të sigurojmë anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe NATO. Kjo do të thotë stabilitet i sigurt dhe siguri për vendin tonë dhe mundësi për zhvillim ekonomik dhe standarde më të lartë jetese”, tha Zaev gjatë takimit.
Sqaroi se Qeveria është e fokusuar në zbatimin e reformave të nevojshme çka do të mundësojnë jetë më të mirë për qytetarët në vendin e tyre, ndërsa janë të nevojshme edhe për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në./Telegrafi/
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...