Rreth 270 mijë nxënës në Maqedoni, nga to 188 mijë filloristë dhe 80 mijë nxënës të shkollave të mesme, prej sot u fillon pushimi veror i vitit akademik 2016/2017.
Semimaturantët këtë muaj do të regjistrohen në shkollat e mesme. Paraqitja e parë për regjistrim është muaji qershor edhe atë më 28 dhe 29 qershor, njofton AIM.
Maturantët, nesër (10 qershor) do të testohen në gjuhët e huaja. Për anglisht janë paraqitur numër më i madh i kandidatëve (15.201), për gjuhën frënge (108), gjermane (197), ndërsa për gjuhën ruse (26) kandidatë.
Fundi i këtij viti shkollor për nxënësit fillon pa stresin e testimit ekstern, pasi javën e kaluar u ndërpre nga Qeveria e Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...