Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, dje ka paguar mbi 80 për qind nga shuma e përgjithshme e planifikuar për subvencionet për duhanin nga prodhimtaria e vitit të kaluar. Në llogaritë e 26.776 prodhuesve të duhanit janë lëshuar mb 27 milion euro.
Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, pagesa e subvencioneve për duhanrealizohet një muaj para fillimit të prodhimtarisë së re të prodhimit për vitin 2019 dhe këto para prodhuesit e duhanit do të mund t’i ri investojnë në prodhimtarinë e re të duhanit, përcjell telegrafi maqedoni.
“Duke filluar nga prodhimtaria e vitit 2017, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vendosi një mënyrë të re të subvencionimit të ri për duhan në tre nivele. Në harmonizim me këto ndryshime, subvencioni për klasin e parë të duhanit arrin 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasin e dytë dhe 60 denarë për klasin e tretë dhe klaset tjera”, përkujtojnë nga Ministria e Bujqësisë.
Ata shtojnë se modeli i ri i rritjes së subvencioneve, çmimi i lartë mesatar i blerjes që u arrit në vitin 2017 dhe 2018, si dhe vendimi i ri ligjor, janë pjesë e politikave zhvillimore të Qeverisë dhe të ministrisë, për zhvillimin e prodhimit të duhanit si degë eksportuese strategjike e cila mban derdhje devizor prej rreth 100 milionë euro.
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...