Në orën 21:00 filloi ora policore për qytetarët e të gjitha komunat në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit të Haraçinës, Zhelenikovës, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe komunat Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc.
Ndalimi i lëvizjes së qytetarëve në këto komuna do të zgjasë 80 orë, pra deri në ditën e hënë në orën 05:00.
Në të gjitha qytetet e tjera të vendit, ndalimi i lëvizjes sot do të fillon në orën 21:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ndërsa në ditët e tjera të fundjavës së zgjatur, domethënë të premten të shtunën dhe të dielën, ora policore do të fillojë nga ora 16:00 deri në 05:00.
Për shkak të festës së ardhshme të krishtere, është vendosur ndalim për vizitë në varreza në të gjithë territorin e vendit, nga sonte prej ora 21:00 deri të hënën deri në orën 05:00.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...