Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që vaksina kundër COVID-19 të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas mjekut, Anxhello Andonovski, anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, lufta kundër coronavirusit fitohet vetëm me vaksinim. Ai sqaron se për pak kohë nuk mund të krijohet imunitet kolektiv.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se kur do të ketë vaksinë në Maqedoni, e njëjta nuk do të jetë e detyrueshme.
Sipas pritjeve optimiste të autoriteteve shëndetësore, vaksinë do të ketë në fillim të vitit të ardhshëm. Deri atëherë rreziku i përhapjes së coronavirusit mund të ulet vetëm me respektim të masave parandaluese si mbajtja e higjienës personale dhe largësisë trupore si dhe mbajtja e maskave.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës