Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi që urgjentisht të miratohen masat mbrojtëse që ndodhen në procedurë kuvendare.
“Deputetët duhet që në mënyrë unanime t’i votojnë dy paketat e masave për mbrojtjen e popullatës dhe parandalimin e mëtejshëm të virusit”, tha Filipçe.
Filipçe thotë se masat bazohen tek analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe përvojave ndërkombëtare dhe se masa të ngjashme momentalisht ka në disa shtete evropiane.
Ministri Filipçe thotë se nuk duhet të ketë anuimi për shkak se gjendja me virusin mbetet seriozee, njofton telegrafi maqedoni.
“Ju rekomandoj qytetarëve se edhe masat dhe rekomandimet ekzistuse janë në interes të shndetit të tyre dhe duhet të respektohen. Spitalet po mbushen dhe të gjithë e dimë se nga secili prej nesh varet se si do të tejkalohet situata”, tha Filipçe.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...