Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Facebook’ ju bën apel qytetarëve që t’i mbrojnë punonjësit shëndetësore sepse prej atyre varet shëndeti publik dhe jeta jonë.
Gjithmonë, shkruan Filipçe, jepni përgjigje të sakta te anketat epidemiologjike, cilët janë simptomat e juaja dhe nëse keni qenë jashtë vendit apo keni pasur kontakt me ndonjë person të infektuar me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me informacione të rreme rrezikoni punonjësit shëndetësorë të cilët kujdesen për ju, por edhe më të afërmit të cilët për çdo ditë jeni në kontakt”, thotë Filipçe duke shtuar se kjo luftë varet nga secili prej nesh.
Filipçe thotë se tani është koha si asnjëherë më parë që të tregojmë përgjegjësi dhe nëse kemi simptoma të virusit të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe të mbajmë distancë.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve