“Spitali Gjinekologjik në Çair do të vazhdojë me punë, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të fillojë të ngrohet me gaz”.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me vërejtjen që dje Bashkia e Shkupit e dërgoi për Spitalin në Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa të caktuar për ndryshimin e sistemit për ngrohje në disa institucione shëndetësore publike. Prioritet e kemi Spitalin e Posaçëm për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, si dhe spitalet e përgjithshme në Kumanovë dhe Strumicë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai shtoi se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin e furnizimeve publike dhe do të fillojnë të realizohen si prioritet pikërisht në këto tre institucione shëndetësore publike.
“Shpresoj se aq sa zgjat procedura e tenderit dhe të gjitha afatet ligjore do të kalojnë pa asnjë problem dhe për një kohë të shkurtë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes gjithë këto objekte do të përgatiten për ngrohje me gaz”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Ndryshe, dje Bashkia e Shkupit lëshoi komunikatë ku theksoi se ekziston mundësia që Spitali Gjinekologjik në Çair të mbyllet nëse vazhdon të përdorë mazutin si lëndë për ngrohej.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...