Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pasdite kishte takim pune me drejtorët e klinikave pranë Qendrës Klinike “Nëna Terezë” dhe Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Në takim, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, është biseduar për situatën momentale me kapacitetet me qendrat e kovidit dhe rotacionet me personelin.
Sistemi është plotësisht i organizuar, po sigurohen shtretër spitali shtesë për pacientët me covid. Edhe pse shumica e klinikave po bëhen qendra covidi vazhdon të realizohet programi i rregullt për rastet urgjente dhe pacientët me sëmundje malinje. Sistemi shëndetësor për çdo ditë menaxhohet, qytetarët duhet të jenë të qetë.
Ministri Filipçe bën thirrje që masat dhe protokollet shëndetësore detyrimisht të respektohen, sepse janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, theksojnë nga Ministria.
“Duke e mbrojtur veten ju i mbroni edhe familjet e juaja, miqtë, të afërmit, ndërsa me këtë tregoni respekt për punën e punonjësve shëndetësorë”, porositi ministri Filipçe./koha.mk
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...