Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe refuzon të deklarojë se situata me Covid-19 është alarmante, pasi siç thotë, ende ka vende të lira në spitalet e vendit.
Megjithatë, ai tha se periudha në të cilën gjendemi është specifike, dhe qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-Covid.
“Dua të them, qytetarët t’i respektojnë masat, sepse kjo periudhë vërtetë është specifike. Ka vende në spitale mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik, por me respektim të masave parandaluese, do të ndihmojmë që të zvogëlohet transmetimi i virusit”, tha Filipçe.
Në lidhje me imunizimin e popullsisë, Filipçe tha se prej nesër do të fillojnë përgatitjet dhe gjatë javës së ardhshme pika për vaksinim do të jetë gati në sallën sportive “Boris Trajkovski./Telegrafi/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë