Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot vizitoi Qendrën për shëndet publik dhe Qendrën Shëndetësore në Shtip, ku pati një takim me ekipin menaxhues të institucioneve dhe punonjësve në këto institucione shëndetësore publike.
Nga Minitria e Shëndetëisë informojnë se në takim, ata diskutuan gjendjen dhe menaxhimin e virusit covid-19, si dhe aktivitetet e vazhdueshme që po ndodhin në këto institucione.
“Në një deklaratë për media, Ministri Filipçe theksoi se në Qendrën Shëndetësore në Shtip pason një rinovim të plotë të korridoreve dhe tualeteve, ndërsa rikonstruimi duhet të fillojë për dy javë. Ai gjithashtu njoftoi se kjo qendër shëndetësore do të marrë një ambulancë dhe pajisje speciale për automjetet.
Përmes projektit të Bankës Botërore, nga viti i ardhshëm të gjitha pikat e vaksinimit në vend do të rinovohen”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Filipçe informoi se ekziston një sasi e mjaftueshme e testeve të coronavirusit, ndërsa gati 100 teste kryhen çdo ditë. Sistemi i koordinimit funksionon mirë dhe pikat e testimit funksionojnë në dy ndërrime.
Sa i përket Shërbimit Emergjent Mjekësor në Shtip, shtojnë nga atje, kapacitetet janë rritur ndjeshëm. Më shumë se 20 mjekë dhe infermierë janë punësuar./Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...