“Gjendja epidemiologjike është stabile dhe nuk ka rrezik nga ndonjë valë e re e përhapjes së coronavirusit. Nuk ka rrezike dhe pas paraqitjes së të ashtuquajturit ‘lloji indian’ i cili është shumë më i fuqishëm se llojet tjera”.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se do të vazhdojnë ta ndjekin gjendjen me kujdes.
“Vlerësimet tona momentalisht dhe sipas të gjitha analizave që i kemi duke përfshirë këtu edhe ndjekjen e vendeve përreth, tregon se se nuk do të ketë valë të re gjatë periudhës në vijim. Kjo s’do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe për këtë arsye me vëmendje e ndjekim gjendjen”, tha Filipçe.
Ai shtoi se ka raste kur qytetarë janë infektuar me llojin indian edhe pse kanë qenë të vaksinuar.
“E mira është se shumica dërmuese e të vaksinuarve, rreth 97%, nuk kërkojnë hospitalizime dhe e kalojnë lehtë”, tha Filipçe./arbresh.info/
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman