“Ministria e Shëndetësisë bisedon me tre mekanizma për të blerë 800 mijë vaksina kundër COVID-19, ndërsa të premten Greqia konfirmoi se nga dërgesa e parë e vaksinave që mbërrijnë në Athinë, një pjesë do të jep edhe për vendin tonë”.
Këtë e tha ministri Venko Filipçe, gjatë një interviste për TV Sitel. Ai shtoi se javën e kaluar është paguar një pjesë e shumës për vaksinat.
“Të premten ne morëm një konfirmim nga Greqia, unë pata bisedë me ministrin grek të Shëndetësisë, i cili pas një bisede me kryeministrin Mitsotakis konfirmoi se nga sasia e tyre e parë, e cila do të arrijë në Athinë për popullsinë e tyre, një sasi do të ndahet për ne. Ne përdorim praktikisht të gjitha instrumentet, përfshirë mekanizmin Kovax, i cili ishte i pari në dispozicion për ne dhe natyrisht përmes këtyre marrëveshjeve të drejtpërdrejta të vendeve të tjera anëtare të BE-së për të siguruar sasi të caktuar të vaksinave edhe për ne”.
“Javën e kaluar kemi paguar paradhënien për vaksinën kundër Covid-19, e cila është garanci bankare se do të paguajmë shumën e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç këtij prokurimi përmes mekanizmit Kovax, u vendos kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe Astra Zeneka”, tha Filipçe./Telegrafi/
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...