Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë paraqitjes së tij të sotme në Radio Televizionin Shtetëror theksoi se objektet hotelierike do të kthehen në orarin e punës deri në orën 21:00, nëse situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme siç është për momentin.
Në pyetjen nëse janë planifikuar masa të reja apo zbutja e masave pas pushimeve, Filipçe theksoi:
“Konkretisht, gastronomia do të kthehet me orë pune deri në orën 21:00, kjo do të jetë tani për tani. Ne ende jemi duke monitoruar situatën dhe sipas analizës në të ardhmen do të vendosim nëse do të zbusim kufizimet”- tha mes tjerash Filipce./alsat
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...