Mjekët amë nuk janë të rëndësishëm vetëm për shëndetin e individëve, por edhe për shëndetin e tërë komunitetit. Ata janë hallkë kyçe në zinxhirin e shëndetit publik, shkroi ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe në Fejsbuk me rastin e 19 Majit – Ditës botërore të mjekëve amë.
“Barrë e madhe në luftën kundër pandemisë me Kovid-19, mjekët e përgjithshëm e mbajnë vetë nga preventive dhe kontrolli I pacientëve, ndarja e këshillave, konfirmimi i terapisë së nevojshme, këshilla për qëndrim në shtëpi, e deri te sigurimi I transportit drejt qendrave të kovidit. Ata së bashku me tërë personelin shëndetësor luajnë rol të rëndësishëm edhe për procesin e imunizimit, që është në rrjedhë”, shkroi Filipçe.
Në vitin 2019, siç thekson ministri I Shëndetësisë, të gjithë mjekët amë të praktikës së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë morën përafërsisht 15 për qind apo 8 denarë rritje për pikë të kapitacionit, përkatësisht për 1000 pacientë marrin rreth 8000 denarë më shumë, ndërsa për 2000 pacientë 16.000 denarë më shumë mjete. Me këtë dukshëm e lehtësuam punën dhe funksionimin e tyre. Kjo rritje hapi mundësi, të stimulohen, plotësisht të punësojnë infermiere, të punësojnë edhe punonjës administrative, e tëra me qëllim që mjekët të jenë më të përkushtuar ndaj pacientëve të tyre”, theksoi Filipçe, duke iu dëshiruar mjekëve amë edhe më tej të v
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale