“Lajmet e mira janë se kjo periudhë e vështirë ka fund dhe bashkë do të arrijmë që ta tejkalojmë. Gëzohem për të gjithë pacientët e shëruar, për familjet e tyre dhe të afërmit e tyre. Shpresoj se gjithnjë e më shumë do të dëgjojmë lajme të mira”.
Kështu ka shkruar në Facebook ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me statistikat e fundit të Covid-19 në Maqedoni.
Ai shpreh falënderim për personelin mjekësor, të cilët janë kujdesur për pacientët.
“Falënderim deri tek personeli mjekësor të cilët dhanë gjithçka prej vetës që të ndihmojnë pacientët. Falënderim edhe për pacientët dhe familjet e tyre për bashkëpunimin, disiplinën dhe durimin”, shkruan Filipçe.
Ndryshe, sot për herë të parë numri i personave të shëruar ka qenë më i madh se ai i të infektuarve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 21 pacientë, ndërsa të infektuar ka pasur vetëm 18.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 200, ndërsa i të infektuarve 1225./Telegrafi/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...